‘Islamic Relief’ ndihmon me 80 pako ushqimore familjet në nevojë të Skenderajt

15 prill 2020 | 15:31

Komuna e Skenderajt ka bërë me dije se të mërkurën, nismës për t`iu dal në ndihmë familjeve në nevojë në këtë komunë i është bashkuar edhe organizata “Islamic Relief”, me 80 pako ushqimore.

“Përveç pakove ushqimore për 80 familje komunës sonë, ‘Islamic Relief’ ka dhuruar edhe nga 25 kilogram miell për këto raste në nevojë”, ka njoftuar Komuna e Skenderajt.

Sipas këtij njoftimi, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, është shprehur falënderues ndaj kësaj organizate, për ndihmën e madhe që i ka dhënë qytetit të Skenderajt.

Pakot ushqimore se bashku me produktet e tjera të dhuruara nga donatorët janë duke u dërguar shtëpi për shtëpi nga ekipi i zgjedhur nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka mbajtur mbledhje…