Islanda mbyll një kanion për ‘faj’ të Justin Bieberit
Islanda është detyruar të mbyllë për vizitorët kanionin Fjadrargljufur, katër vjet pas daljes së videoklipit të Justin Bieber për këngën “I’ll Show You” që e kishte bërë të famshëm këtë kanion në mbarë botën.
Këngëtari kanadez kishte zgjedhur këto peisazhe të virgjra për të shoqëruar baladën e tij, por pas katër vitesh të tëra pelegrinazh, vendi natyror rrezikonte të dëmtohej dhe autoritetet vendosën të ndalojnë hyrjen për vizitorët.
Për të ndjekur rrugëtimin e bërë nga Bieberi në video, fansat e tij nuk hezitonin të ngjiteshin mbi gardhe, të injoronin tabelat në park.
Publiciteti i bërë parkut nga ana e Bieberi është vetëm njëra anë e tendencës së përgjithshme që është interesimi në vitet e fundit për shtetin e Europës së Veriut.
Vitin e shkuar Islanda është vizituar nga 2.3 milionë turistë, ndërkohë që tetë vjet më parë kishte vetëm 600 mijë.