Ismail Kadare fiton çmimin ndërkombëtar ‘Pak Kyongni 2019’
Ismail Kadare, shkrimtari i mirënjohur shqiptar ka fituar çmimin Pakmimin Pak Kyongni për vitin 2019. Në një njoftim zyrtar të bërë nga Kim Uchang, shefi i komitetit të përzgjedhur, veprat e Ismail Kadaresë bëjnë që lexuesit të meditojnë dhe të ndihen ndryshe rreth tyre marrëdhënieve me ngjarje të caktuara historike .
Ceremonia ku shkrimtari shqiptar është i ftuar të marrë çmimin do të zhvillohet të shtunën e 26 tetorit 2019, në Qendrën Kulturore Toji në Korenë e Jugut.
Çmimi që ka fituar autori i njohur shqiptar shoqërohet me një vlerë të konsiderueshme, prej 84 mijë dollarësh, duke e bërë atë një nga çmimet më të pasura ndërkombëtare të dhëna në letërsi.
Përzgjedhja bëhet pas shqyrtimit të 350 shkrimtarëve nga e gjithë bota, të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara. Që nga korriku 2019, komiteti i përzgjedhjes kishte përpiluar një listë të 5 autorëve më të mirë nga të cilët shkrimtari shqiptar i lindur në Gjirokastra ishte fituesi për këtë vit.
‘Pak Kyongi’ është quajtuar i tillë në nder të romancieres nga Koreja e Jugut dhe u krijua që në vitin 2011 nga Fondacioni Kulturor Toji.
Ky çmimet jepet për çdo vit për një shkrimtar të letërsisë botërore për ndikimin që kishte autorja në këtë fushë.
Kujtojmë që një vit më parë çmimi u fitua nga shkrimtari amerikan, Richard Ford.