Ismail Kadare hap panairin e librit ‘Prishtina 2023’
06 qershor 2023
| 14:06
Shkrimtari Ismail Kadare ka qenë i ftuar i nderit të martën në hapjen e panairit të librit në Prishtinë. Në mesin e lexuesve e drejtuesve të institucioneve Kadare është mirëpritur në panair mes duartrokitjesh.
Kadare është shprehur falënderues për pritjen në këtë ditë kaq të veçantë për librin, “e që populli shqiptar do të mbërrij ditë më të lumtura e më të ndritshme”.
Të pranishëm ishin kryeministri Albin Kurti, kryekuvendari Glauk Konjufca, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.