Ismail Kadare, një shkrimtar i madh që e nderoi mërgatën shqiptare
Imer Xhemail Lladrovci
Dje në orët e para të mëngjesit në Klinikën Universitare të Tiranës u shua shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare. Pas shumë viteve në Paris, ai kishte vite që ishte kthyer në Tiranë, madje vitin e kaluar vetë presidentja Vjosa Osmani ia dorëzoi dokumentin e shtetësisë kosovare. Shqiptarët kanë humbur një njeri të madh, në këtë moment ata ende nuk janë në gjendje t‘i mendojnë përmasat e kësaj humbje.
Kadare për shunë vjet jetoi në Paris, pra ishte një mërgimtar si edhe shumë shqiptarë të tjerë. Ai, kështu e njohu jetën e shqiptarëve jashtë dhe i ruajti kontaktet me ta deri në fund. Në një intervistë të vitit 2006 ai flet për shpifjet që janë bërë në llogari të tij për kinse epitetet e liga në llogari të mërgimtarëve shqiptarë. Këtu desha të vërë në dukje një fakt: ai përherë e kërkoi takimin me mërgimtarët. Për herë të parë pata rastin ta shoh personalisht në shtator të vitit 2006.
Në vitin 2010 erdhi në Stuttgart në një takim me mërgimtarët tonë ku u promovua seria e veprave të tij në 20 vëllime. Pa ndihmën që na dha pa kurrfarë kompenzimi Sebastian Nuiqi ne nuk do të kishin pasur mundësi të sillnim kaq shumë koplete të tij në Gjermani. Sebastiani me autobusat e agjencisë së tij solli 100 komplete të Kadaresë në Stuttgart.
Kadareja vizitoi edhe Konzullatën e shtetit të Kosovës. Në promovimin e serisë së veprave të tij, ai u tregua jashtëzakonisht is dashur me mërgimtarët tanë. Diaspora ka humbur një njeri që i bënte ata krenarë.
Kadareja është njëri nga të paktët shkrimtarë shqiptarë që i ka dhënë një mbështetje të vazhdueshme forcave atdhetare në Kosovë, pa rënë kurrë në njëanshmëri. Nëse ndodhte që ai e tepronte me kritika, ishte i gatshëm ta pranonte gabimin dhe, madhe , të kërkonte falje. Që në fillim të viteve 1990, ai kërkonte një aktivitim të qëndresës shqiptare. Janë dhjetra, qindra intervista në shtypin gjerman e botëror ku ai i doli në krah atyre që luftonin kundër makinerisë shtetërore serbe, makineri kjo e dhunës që prodhoi shumë fatëkeqësi në Kosovë. Një gazetar mërgimtar në vitin 1997 kishte caktuar një termin për t‘i marrë një intervistë atij. Edhepse gjithçka ishte paracaktuar, Kadare e refuzoi intervistën. Ai ishte i dëshpëruar me pasivitetin politik të shqiptarëve në këtë kohë. Por kur u ngritën studentët e Universitetit në demonstrata me 1 tetor 1997, ishte vetë Kadareja që e thirri gazetarin dhe e dha intervistën. Studentët e Universiteti të Prishtinës e mahnitën me trimërinë e tyre, ndaj dhe si deshi ta thotë fjalën e tij trimëruese dhe e tha. Ai ishte i vetëdijshëm për ndikimin e tij, prandaj dhe e ndiente të nevojshme përkrahjen morale për ata heronjë të kohës së tyre.
Pas daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai nuk ngurroi për asnjë moment që të dilte në mbështetjen e saj. Këto intervista edhe sot kur i lexon njeriu të rrëqethin me përmbajtjen e tyre. Kosova dhe viset shqiptare në ish Jugosllavi i kanë shumë borxh Kadaresë. Që në vitin 1982 ai shkroi romanin „Krushqit janë ngrirë“ që u botua në shumë gjuhë të botës në mbështetje të studentëve demonstrues të vitit 1981 në Prishtinë. Ky libër do të duhej të ishte një lektyrë shkollore në shkollat tona të mesme. Të njejtin status do të duhej ta kishte edhe novela „Tri këngë zie për Kosovën“. Me këtë libër që u botua në vitin 1998 Kadareja Libra të tjerë që i kushtohen Kosovës janë: „Mbi krimin në Ballkan“. Apo libri „Çlifimi i Serbisë prej Kosovës“ që përmban intervistën e gjatë që ai i dha gazetares maleze që jeton në Paris, zonjës Branka . Lexuesi serb e vërshoi me komente dashamirëse intervistën. Në Gjermani libri u përkthye nga një shoqatë shqiptare me mbështetjen financiare të përkthimit nga luan Krasniqi dhe Metë Bytyçi që mori përsipër koston e shtypjes së librit. Lexuesi më prominent in libeit ishte presidential gjerman Joachim Gauck.
Ismail Kadare ka mbështetur në vazhdimësi politikanin Ramush Haradinaj. Në kohën kur ai ishte në Hagë, një natë para se trupi gjykues të shqiptonte vendimin e tij, dikush nga kjo gjykatë e vizitoi shkrimtarin në banesën e tij në Paris për të kërkuar mendimin e tij për këtë komandant të dikurshëm të UÇK-së. Gjyqtarët e Hagës ishin të interesuar të dëgjonin edhe opinionin e Kadaresë për Haradinajn. Dhe, në këtë takim Kadare e kërkoi lirimin e Haradinajt. Pak kohë më vonë trupi gjykues mori vendimin për lirimin e tij nga çdo akuzë.