Ismail Luma
15 janar 2023
| 22:51
Shkruan: Mërgim Bekteshi
Janar i acartë shpurriste vëzhgimin
Një vështrim mbi horizont tkurrej,
Në mëngjeset e hershme krisma
Krisma paralajmërimi, përpara urra.
Në syrin e trimit nuk shfaqet frika
Besnik ndaj atdheut, deri në amshim
Syprina e armikut ngjeshur me tanke
Syprina e luftëtarit ngjeshur me besim.
Uniforma e luftës e zezë kamuflazhi
Në krahun e majtë stema UÇK
Në kokë një kapelë berete franceze
Në duar një mitraloz i rëndë gjerman.
I stisur të qëndronte në istikam
Deri në të rrahurat e fundit,
Kur zemra e tij të pushon
E bashkë me të, liria shfaqej.
MB