Ismail Syla takon në Bern deputetin e Parlamentit të Zvicrës, Reto Nause

20 mars 2025 | 19:44

Ismail Syla, ish këshilltar i Hashim Thaçit, ka takuar në Bern deputetin e Parlamentin të Zvicrës, Reto Nause.

Ai ka treguar se së bashku me Nausen biseduan për shumë tema me interes të veçantë.

“Në Parlamentin Zviceran një takim i përzemërt me mikun e Kosovës, parlamentarin Reto Nause. Biseduam shumë tema me interes të veçantë. Zoti Nause i shprehi ngushellime presidentit Thaci dhe familjes së tij për vdekjen e babait, Haxhi Thaçi. Po ashtu, zoti Nause shprehu keqardhje të thellë për moslejimin e ardhjes së presidentit Thaçi për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij”, ka shkruar Syla në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina goditi të enjten me dronë një fushë ajrore të…