Ismaili: 2019-ta, viti i fondit të sigurimeve shëndetësore
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se ky vit do të jetë viti i fondit të sigurimeve shëndetësore.
“Vitin e kaluar kam thënë se 2019-ta do të jetë viti i fondit të sigurimeve shëndetësore. Në vizitën që pata sot në këtë institucion, unë i sigurova edhe një herë për mbështetjen time të plotë në punën e tyre. Së bashku me drejtorin e fondit, Fatmir Plakiqin, këtë vit do të orientojmë të gjitha kapacitetet tona që fundi i vitit të na gjejë me funksionalizimin e plotë të Fondit. Nga gjysma e dytë e këtij viti, për herë të parë në Kosovë, do të fillojmë edhe me kompensimin e barnave jashtëspitalore, si hapin e parë konkret drejt qëllimit final: sigurimet shëndetësore”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/