Ismaili: 70 për qind të barnave i kemi me kontrata
19 korrik 2018
| 11:39
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se furnizimi me barna esenciale është përmirësuar pasi 70 për qind e barnave janë me kontrata.
Këto komente Ismaili i ka bërë gjatë pranimit të pajisjeve mjekësore për Klinikën e Kardiokirurgjinë nga ambasada italiane, pajisje këto që kapin shifrën 370 mijë euro.
Ismaili është shprehur se kanë arritur të përmirësojnë gjendjen e furnizimit e barna, si dhe kanë arritur të kursejnë miliona euro duke mos blerë barna me çmime të larta ashtu siç ka ndodhur deri tani.
Ismaili ka thënë se angiografi pritet që të vijë në gusht të këtij viti, ndonëse është paguar kohë më parë dhe ka qëndruar në depo.
/Epoka e re/