Ismaili: Albin Kurtit qytetarët ia dhanë votën, por nuk mund t’ia japin edhe historinë dhe lavdinë e saj
29 janar 2025
| 09:39
Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se Albin Kurtit, qytetarët ia dhanë votën, besimin, pritshmëritë, shpresën për ndryshim, pushtetin e madh për veprim.
Por megjithatë, sipas saj, Kurti dështoi, gënjeu dhe i mashtrojë qytetarët.
“Por qytetarët nuk ia japin dot edhe historinë dhe lavdinë e saj .Sepse ajo është e patransferueshme, e patjetërsueshme, e papërvetësueshme.A lbin Kurti është lider ahistorik. Sami Lushtaku është lider historik”, ka shkruar Ismaili në Facebook.