Ismaili: Angiografi do të vijë së shpejti në QKUK
08 shkurt 2018
| 12:15
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se është duke punuar intensivisht që të mos ketë pritje të gjata nëpër klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Angiografi është paraqitur që dy vjet dhe nuk ka ardhur në Kosovë. Kemi iniciuar procedura që të vijë dhe të përfundojnë listat e pritjes”, ka thënë Ismaili, duke iu përgjigjur shqetësimeve të deputetit Milaim Zeka, lidhur me pritjet e pacienteve për të marrë tretman mjekësor.
Angiografi është aparaturë e cila përdorë në kardiologji për të vizualizuar brenda ose lumen e enëve të gjakut dhe organeve të trupit, me interes të veçantë në arteriet, venat dhe dhomat e zemrës.