Ismaili: Barnatoret në QKUK do të monitorohen nga kamerat
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) do të bëhet më 90 barnatore të cilat do të funksionojnë në kuadër të reparteve të kësaj klinike.
Ismaili ka thënë se këto barnatore do të monitorohen nga kamerat.
“Për 20 vjet nuk ka pasur asnjëherë asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Barnat që janë blerë, jo gjithherë kanë arritur deri te pacienti. Për më tepër, këto janë ‘barnatoret’ e vjetra në të cilat janë mbajtur ilaçet, pa asnjë siguri dhe asnjë kriter për ruajtjen e tyre. Prandaj është nisur ‘Transformimi Farmaceutik’, që përmban 14 barnatore klinike dhe rreth 90 barnatore të reparteve. Çdo barnatore do të jetë e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar. Çdo ilaç i blerë do të shkojë deri te pacienti”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/