Ismaili bartë disa kompetenca tek Oda e Mjekëve të Kosovës
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se ka bartë disa kompetenca tek Oda e Mjekëve të Kosovës.
“Pas pesë vjetëve, Oda e Mjekëve të Kosovës tashmë po merr formën që meriton dhe i takon me ligj. Pasi që bëmë funksionalizimin e kësaj ode dhe fillimisht si ministër ia barta kompetencën e mbikëqyrjes etike dhe profesionale, sot jam shumë i lumtur, që kësaj organizate ia barta edhe kompetencat tjera shtesë që lidhen me licencimin, rilicencimin e profesionistëve shëndetësorë vendorë dhe edukimin e vazhdueshëm të tyre. Po ashtu, shpërndava edhe kartelat e para të anëtarësimit për profesionistët shëndetësorë. Këto kompetenca nënkuptojnë angazhim intensiv në mënyrë që reformat të zbatohen në kohë reale. Urime!”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/