Ismaili del në konferencë, pritet t’i tregojë emrat e drejtorëve të PDK-së në Prishtinë

02 shkurt 2022 | 09:56

Nënkryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, do të dalë sot në konferencë për media.

Në njoftimin e PDK-së bëhet e ditur se konferenca e Ismailit pritet të fillojë në orën 10:30.

“Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, mban sot Konferencë për media”, thuhet në njoftim.

Express mëson se Ismaili do t’i tregojë emrat e drejtorëve dhe nënkryetarin e Komunën e Prishtinës, nga radhët e PDK-së.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka emëruar disa drejtorë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

LDK dhe PDK kanë arritur një marrëveshje për të bashkëqeverisur në Komunën e Prishtinës, sipas të cilës, PDK-së i takojnë nënkryetari dhe katër drejtori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray thotë se rreziku që i…