Ismaili falënderon Hovenierin: Kosova do të kujtojë gjithmonë si një mik të vërtetë

27 dhjetor 2024 | 11:53

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili është përshëndetur me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, duke shprehur mirënjohje për përkushtim dhe profesionalizëm në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Ismaili ka thënë “puna e Hovenierit dhe angazhimi stoik duke mos hequr dorë asnjëherë nga  dialogu dhe bashkëpunimi  mbeten një shembull frymëzues për të gjithë”.

“Në këtë moment të largimit, shpreh mirënjohjen time të thellë për ambasadorin Jeffrey Hovenier, i cili shërbeu me përkushtim dhe profesionalizëm në Kosovë gjatë një periudhe sfidash dhe rreziqesh të mëdha rajonale. Puna e tij e palodhur dhe angazhimi stoik duke mos hequr dorë asnjëherë nga  dialogu dhe bashkëpunimi  mbeten një shembull frymëzues për të gjithë. Kosova do të të kujtojë gjithmonë si një dashamir dhe mik të vërtetë”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi i Milwaukee zhgënjen sërish, duke u mundur me rezultat…