Ismaili: Gratë e Mitrovicës, të përgatitura ta sfidojnë keqqeverisjen
20 janar 2025
| 08:32
Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Besa Ismaili në një mesazh të shpërndarë në rrjetin social Facebook ka thënë se gratë e Mitrovicës meritojnë më mirë, raporton Ekonomia Online.
“Ky është mesazhi dhe vendosmëria që morëm sot në takim me gratë dhe kandidatin për kryeministër, z.Bedri Hamza”, ka shkruar ajo.
Ismaili tha se gratë e kësaj komune janë të përgatitura që ta sfidojnë keqqeverisjen.
“Të gjitha të përgatitura, me guxim dhe integritet për të asgjësuar diskriminimin, keq qeverisjen dhe mos punën e deritanishme!”, ka thënë Ismaili.