Ismaili: Historia e lirisë nuk është e plotë pa lirinë e Thaçit dhe Veselit

05 nëntor 2024 | 13:33

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka vlerësuar se Hashim Thaçi e Kadri Veseli po e vuajnë burgun për luftën e tyre për lirinë e Kosovës.

Në katër-vjetorin e burgosjes se tyre nga Gjykata Speciale, Ismaili ka bërë me dije se ata mbesin të burgosur për shkak të vullnetit patriotik që kishin për ta luftuar pushtetin serb në Kosovë.

Ismaili ka shkruar në “Facebook” se historia e lirisë nuk është e plotë pa lirinë e Thacit dhe Veselit.

“Sot, 4 vjet, Hashim Thaçi e Kadri Veseli po e vuajnë burgun për luftën e tyre për lirinë e Kosovës. Gjatë kësaj kohe iu rritën fëmijët, iu ndanë prindërit nga jeta dhe mungojnë në çdo festë familjare. Ata mbesin të burgosur për shkak të vullnetit patriotik që kishin për ta luftuar pushtetin serb në Kosovë. Ky është tentim për ndërrimin e historisë. Asgjë më pak. Edhe këtu do të dalin fitimtarë, sepse e drejta e Kosovës është në anën e tyre. Historia e lirisë nuk është e plotë pa lirinë e tyre. Përgjithmonë falënderues!”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,…