Ismaili i reagon përfaqësuesve të LV-së: Flisni për veriun si për patatet
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka reaguar ndaj deklaratave të dy përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosjes mbrëmë në një debat televiziv.
Ajo ka thënë se që të dy këta, siç i ka quajtur “eksponentë të LV-së”, flisnin për veriu si për patatet, me zero ndjeshmëri për njerëzit atje dhe me panjohuri elementare për kombet.
“Marr shkas nga debatet e mbrëmshme në Rubikon, nga dy ish eksponentë të LV-së që flisnin për veriu si për patatet, me zero ndjeshmëri për njerëzit atje dhe me panjohuri elementare për kombet, ua sjellë një deklaratë të dikurshme të kryetarit Kadri Veseli. Interesant është miq, qysh gjoja se në emër të ‘bashkimit kombëtar’, fort merak e kanë me sjellë Serbinë sa ma afër Urës së Ibrit, në vend se me e shty edhe më larg nga që është tani!”, ka shkruar mes tjerash ajo duke postuar në “Facebook” deklaratën e vitit të 2018 të Veselit.