Ismaili: Infermierët e Kosovës do të dërgohen në Slloveni për trajnime
08 janar 2018
| 15:05
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka bërë me dije se pas një takimi me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, kanë marr vendim që të thellojnë bashkëpunimin në fushën e infermierisë.
“Dje kemi pasur një takim me ish ministrin slloven, i cili është i angazhuar si konsulent në Kosovë. Jemi duke përgatitur plane, do të shohim shumë shpejtë dy eksperte të infermierisë që do të vijnë në Kosovë. Dhe kështu do të fillojnë hapat e parë, do të fillojnë investimet e para në trajnimet e ndryshme që do të ndodhin në infiermeri. Por, po ashtu siç e kam cekur, do të shkojnë edhe në vizita studimore dhe në vizita për trajnime në Slloveni”, ka thënë Ismaili në një intervistë ne “Radio Dukagjinin”, në kuadër të emisionit “Magazina”.