Ismaili inspekton punimet në rinovimin e emergjencës në Gjilan
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka vizituar Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ku ka parë nga afër punimet për rinovimin e repartit të emergjencës në këtë komunë.
Me këtë rast, Ismaili ka thënë se dëshiron të jetë i involvuar në mbikëqyrjen e punimeve se si po ecin në këtë spitalin e Gjilanit.
“Vetë erdha ta shoh punën dhe të tregojmë se duam të shohim punët e përfunduara me kohë, të mos zgjaten në mënyrë që të jenë në shërbim të pacientëve dhe më pas do të vazhdojmë me ambulancat specialistike në Gjilan ku besojmë ta rrisim kualitetin e shërbimeve nga ajo që ka qenë do jetë më i mirë për qytetarë dhe personelin shëndetësorë”, ka thënë Ismaili.
Ministri Ismaili ka thënë se shpreson se së shpejti do të vijë për përurimin e objektit të rinovuar.
Ndërsa, drejtori i Spitalit të përgjithshëm të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për investimet që është duke i bërë në këtë spital