Ismaili inspekton punimet në Spitalin Kirurgjik-Pediatrik

17 dhjetor 2019 | 11:30

Ministri në detyrë i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka inspektuar punimet në Spitalin Kirurgjik-Pediatrik, i cili është duke u ndërtuar falë një donacioni nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Ismaili ka theksuar se në bazë të intensitetit të punimeve deri në gjysmën e vitit 2020 do të përfundojnë punimet për ndërtimin e këtij spital, i cili do të ketë rreth 10 mijë metra katrorë dhe kapacitet për 100 shtretër.

“Punimet që po zhvillohen me intensitet të lartë sigurojnë që në gjysmën e vitit 2020 ne do të kemi një spital modern, që do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore për fëmijë”.

“Me rreth 10 mijë metra katrorë hapësirës, ky spital që kap koston 20 milionë euro dhe të ofrojë kushte të mira për punë, 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve tanë”, ka thënë Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë është mbajtur një konferencë shumë e rëndësishme për…