Ismaili inspekton punimet për ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik

20 nëntor 2018 | 18:01

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili së bashku me përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe të martën kanë vizituar vendin ku janë duke u zhvilluar punimet për ndërtimin e objektit të ri të Spitalit Pediatrik Kirurgjik.

Ismaili ka bërë me dije se ky objekt do të ndërtohet brenda 22 muajve.

“Pas shumë vitesh zvarritjeje, objekti i Spitalit Pediatrik Kirurgjik ngadalë po merr formën e tij. Së bashku me përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara Arabe sot vizituam vendin ku punimet po zhvillohen me intensitet të lartë, në mënyrë që brenda 22 muajve të kemi një spital modern, që do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore për fëmijë. Me rreth 10 mijë metra katrorë hapësirë, ky spital që kap koston 20 milionë euro, do të ofrojë kushte të mira për punë, 100 shtretër dhe pajisje bashkëkohore për shërbime profesionale ndaj fëmijëve tanë!”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/uismaili/photos/pcb.312507299347171/312506206013947/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…