Ismaili: Investimet në shëndetësi, do të orientohen në profesionalizimin e personelit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili është takuar me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, Dorijan Marusiç.
Ismaili ka bërë të ditur se ky takim kishte për qëllim fuqizimin e fushës infermierike. “Investimet në shëndetësi, përveç ndryshimeve në infrastrukturë, do të orientohen edhe në profesionalizimin e personelit tonë”, ka shkruar ministri në profilin e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Në Ministri, sot së bashku me zyrtarë të MSH-së dhe SHSKUK-së, pata takim me ish-ministrin slloven të Shëndetësisë, Dorijan Marusiç.
Ky takim, i mbështetur nga Lux Development, kishte për qëllim fuqizimin e fushës infermierike, si shtyllë kryesore e rritjes së cilësisë së shërbimeve për qytetarët tanë.
Në javët dhe në muajt në vijim, do ta konkretizojmë këtë vizion me trajnime adekuate dhe vizita studimore për infermierët e Kosovës.
Investimet në shëndetësi, përveç ndryshimeve në infrastrukturë, do të orientohen edhe në profesionalizimin e personelit tonë.