Ismaili: Jo ndarje, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovës

31 gusht 2018 | 19:22

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka vlerësuar se partitë opozitare nuk duan të jenë pjesë e procesit të dialogut ngase, sipas tij, nuk kanë guxim për vendimmarrje.

Ismaili ka kujtuar se PDK-ja kishte paraqitur një platformë për dialogun me Serbinë, mirëpo ka hasur në refuzim nga partitë opozitare.

“Qëllimi i PDK-së është që të gjithë të jenë në një vijë, që institucionet e Kosovës do ta ruajnë Kushtetutën, sovranitetin dhe integritetin territorial. Të gjitha këto i kemi paraqitur në platformë dy muaj më parë. Interpretimi i disa partive nuk është interpretim i fakteve mirëpo i prizmit të tyre”, ka thënë Ismaili gjatë një interviste në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.

“Ju dorëzuam dokumentet ju kemi thënë të japin mendimet e tyre. Nuk është koha t’i keni garat e brendshme në tema nacionale. Janë gara të brendshme në kurriz të një procesi shumë të rëndësishëm”, është shprehur ai.

Ismaili ka sqaruar idenë për korrigjimin e kufijve, që sipas tij, nënkupton që në përmbylljen e dialogut, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci t’i bashkohen Kosovës.

Ai ka shtuar se ideja për shkëmbim territoresh nuk është diskutuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti Eros Grezda e ka vlerësuar si një hap përpara…