
Ismaili kalon pasditen me rininë e PDK-së (foto)
26 qershor 2018
| 21:13
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili sot ka kaluar pasditen me Rininë Demokratike të Kosovës, në Mitrovicë.
Ai së bashku me të rinjtë e PDK-së, ka kaluar pasditen me basketboll, pingpong, pikturë e muzikë, për të shënuar Ditën Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave.
“Pasdite e mrekullueshme me Rininë Demokratike të Kosovës, në Mitrovicë. Basketboll, pingpong, pikturë e muzikë, për të shënuar Ditën Botërore Kundër Abuzimit dhe Trafikimit të Drogave. Jemi me fat që në Dekadën e Re do të hyjmë me rininë më të shëndoshë në Evropë. #DekadaRe”, ka shkruar ai në profilin e vet në “Facebook”.