Ismaili: Këtë vit do të blejmë 4.2 milionë euro pajisje mjekësore
26 qershor 2019
| 13:14
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije së gjatë këtij viti do të blejnë pajisje mjekësore në vlerë preje 4.2 milionë euro.
“Në vitin 2018, së bashku me ShSKUK-në kemi blerë rreth 5 milionë euro pajisje për QKUK-në dhe spitalet e përgjithshme. E kemi gjetur Klinikën e Gastroenterologjisë pa gastroskop, sot i ka dy. Gjinekologjinë e kemi gjetur pa pajisje të duhura mjekësore, sot i ka shumicën”, ka thënë ministri Ismaili gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi.
/Epoka e re/