Ismaili: Kosova po bëhet me qendër nacionale që trajton sulmet në tru
18 shtator 2019
| 13:20
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar punimet në Klinikën e Neurologjisë ku ka bërë me dije se për herë të parë Kosova po bëhet me një qendër e cila trajton sulmet në tru.
Me këtë rast, Ismaili ka thënë se kjo qendër, e cila po bëhet për herë të parë në Kosovë, do të jetë një nga projektet më të mëdha e cila do shpëtoj qytetarët tanë nga vdekja dhe paraliza.
Në këtë projekt janë investuar mbi 1.3 milion euro në pajisje dhe infrastrukturë. Kjo është qendra e parë në rajon e këtij lloji që ka të gjitha shërbimet e integruara.
Sulmet në tru janë shkaktari i dytë kryesor i vdekjeve dhe shkaku i tretë kryesor i paralizës/EO/