Ismaili: Kursyem mbi 2 milionë euro dhe hoqëm listën e pritjes për stentim
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se në vitin 2017 janë paguar mbi 2.3 milionë euro për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe stentim.
Ismaili ka thënë se në këtë vit për trajtimin e këtyre sëmundjeve janë shpenzuar vetëm 110 mijë euro.
Në këtë kontekst, Ismaili ka thënë se një kursim i tillë i buxhetit ka ndodhur për shkak të ofrimit të këtyre shërbimeve në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).
“Në vitin 2017, për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe stentimin, janë paguar mbi 2.3 milionë euro për t’i trajtuar qytetarët tanë jashtë vendit ose jashtë institucioneve publike shëndetësore. Këtë vit, kemi shpenzuar vetëm 110 mijë euro, madje vetëm deri në muajin shkurt, kur kemi lëshuar shërbimin 24-orësh në QKUK për këto raste. Të gjitha rastet tjera pastaj janë trajtuar në QKUK, me ç’rast edhe është hequr lista e pritjes për stentim”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/