Ismaili: Kurtin e pata shti me zor me shku në Koshare
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili ka thënë se sot në 24-vjetorin e Betejës së Koshares nuk shkon atje, pasi nuk dëshiron t’i qëndron në këmbë politikanëve.
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka kujtuar se në të kaluar kryeministrin e tanishëm, Albin Kurtin e ka nxitur “me zor” të shkojë në atje në përvjetor.
“Albin Kurtin, që sot s’e përmend UÇK-në, e pata shti me zor me shkue, mbasi pata nisë me u marrë me politikë, diku kah 2013 a më vonë, e ai e përdorte UÇK-në për me fitue vota”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.
Postimi i Ismailit:
9 prill, përvjetori i Betejës së Koshares.
Ibrahim Rugova asnjiherë s’i ka vizitue varrezat për pëvjetor.
Hashim Thaçi mbas nja 17-18 vjetësh pat shkue, sepse e ka pa që si President duhet me e organizue nën patronatin e tij, e me qenë aty.
Albin Kurtin, që sot s’e përmend UÇK-në, e pata shti me zor me shkue, mbasi pata nisë me u marrë me politikë, diku kah 2013 a më vonë, e ai e përdorte UÇK-në për me fitue vota.
Vjosa Osmani, që sot s’e përmend UÇK-në, e organizon nën patronatin e saj edhe fryhet me Koshare, si me pas qenë Prindoni najfarë gjenerali i kësaj beteje.
E vërteta: Memoriali i Koshares është ndërtue i fundit, ka zgjatë me vjet edhe s’jam i sigurt se a është krye hala.
Krejt politikanët e kanë injorue kur i është dashtë kujdesi, e e kanë përdorë vetëm kur iu ka vye për me u frye me to.
Sot të njajtit shkojnë në Koshare, ulen nëpër do karrige rreth një bine, thurrin fjalime lavdi për me i postue në Facebook, edhe zhduken.
Ushtarët e Koshares vazhdojnë rrijnë në kambë rreth e rrotull asaj bine. Edhe sa kam qenë deputet, e që përnjiherë më “takonte” një vend në ato karrige, kam refuzue me u ulë.
Me 9 prill nuk kam çka shkoj me i ndejtë politikanëve në kambë. Çdo ditë tjetër e kam për me shkue me i ndejtë në kambë atyne që e dhanë jeten atje.a