![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/01/uran-ismaili.jpg)
Ismaili: Lutemi që Siria ta ketë fatin e Kosovës, t’i jepet shansi për të jetuar në paqe
14 prill 2018
| 13:20
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka mbështetur nismën ushtarake të SHBA-së, Britanisë dhe Francës në Siri.
Ai ka thënë se ka gjithmonë shpresë që një vend i shkatërruar të kthehet në një vend ku mbizotëron paqja dhe rifillon jeta.
Statusi i tij i plotë:
Pamjet që vijnë nga Siria na rikujtojnë Kosovën në flakë dhe ndihmën që vinte nga ajri prej SHBA-së, Britanisë, Francës dhe aleatëve. Lutemi që edhe Siria ta ketë fatin e Kosovës dhe popullit sirian t’i jepet shansi për të jetuar në paqe. Gjithmonë ka shpresë që një vend i shkatërruar të kthehet në një vend ku mbizotëron paqja dhe jeta rifillon përsëri. Shembulli më i mirë për këtë është vetë Kosova.