Ismaili, LV-së: Konjufca, valutë për transaksione politike
03 shkurt 2020
| 15:24
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, gjatë fjalimi të tij në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë Glauk Konjufcën valutë për transaksione politike.
Ismaili ka thënë se Vetëvendosje dhe LDK-ja kanë shkelur të gjitha parimet e proklamuara.
“Me datë 12.11.2019, Vetëvendosja u ankua që të lejohen votat serbe të kontrabanduara nga Serbia, as Lista Serbe nuk u ankua. Pra gjithçka është për pozitë. Ajo që na zuri në befasi ishte edhe takimi me Marko Gjuriqin”.
“LV-LDK nuk kanë koalicion, por kanë lidhje martesore”, ka deklaruar Ismaili.