Ismaili: Mbështetja institucionale fuqizon mjekësinë familjare dhe rolin e saj
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë për t’i falënderuar të gjithë profesionistët shëndetësorë për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar në dhënien e shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Ai ka treguar se gjatë kësaj periudhe Ministria e Shëndetësisë ka punuar që përmes mbështetjes institucionale ta fuqizojë mjekësinë familjare dhe rolin e saj.
“Udhëzimi i ri Administrativ për Kujdesin Parësor Shëndetësor është në fazën finale dhe shumë shpejtë do ta nënshkruaj. Ky dokument i ri parasheh një varg risish dhe lehtësirash për qytetarët dhe profesionistët shëndetësorë në mjekësinë familjare. Duke rritur numrin e shërbimeve dhe mundësive për qytetarët ne do të krijojmë një mbulim më të madh shëndetësor në të gjithë territorin e Kosovës. #BashkëeNdreqim”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/