Ismaili: Me Ambasadën britanike dhe KDI-në fuqizuam luftën ndaj korrupsionit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për monitorimin e kontratave me interes në Prokurimin Publik.
Ai ka thënë se me anë të këtij memorandumi së bashku me Ambasadën e Britanisë dhe Institutin Demokratik të Kosovës kanë fuqizuar luftën ndaj korrupsionit.
Sipas Ismailit, si pasojë e korrupsionit dhe kontratave të fryra, qytetarët tanë kanë pasur më pak shërbime shëndetësore dhe më pak barna në të kaluarën.
“Së bashku me Ambasadën Britanike dhe Institutin Demokratik të Kosovës, fuqizuam luftën tonë ndaj korrupsionit. Sot nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për monitorimin e kontratave me interes në Prokurimin Publik. Si pasojë e korrupsionit dhe kontratave të fryra, qytetarët tanë kanë pasur më pak shërbime shëndetësore dhe më pak barna në të kaluarën. Sot kemi ndryshuar këtë situatë, por së bashku me partnerë të tjerë, ne do të jemi edhe më të fortë në luftimin e korrupsionit dhe ruajtjes së parasë publike”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/