Ismaili: Me Bedri Hamzën kryeministër, Hani i Elezit do të bëhet një vend ku secili do të gjejë mundësi dhe përkrahje

14 janar 2025 | 23:33

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, me numër 41, ka marrë pjesë në tubimin elektoral të partisë në Han të Elezit.

“Hani i Elezit, qyteti ynë i vogël për të cilin kam dashuri të madhe, është qytet plot potencial, në një fazë transformimi falë të rinjve vizionarë dhe lidershipit të një kryetari të përkushtuar si z. Mehmet Ballazhi që çdo ditë punon për qytetarët”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se me Bedri Hamzën si kryeministër, Hani i Elezit do të bëhet një vend ku secili do të gjejë mundësitë dhe përkrahjen për të realizuar ëndrrat dhe aspiratat.

“Bashkë ndërtojmë një të ardhme më të mirë!”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Idriz vehapi, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike…