Ismaili merr përkrahje nga BERZh-i për perspektivën makroekonomike
20 shtator 2024
| 15:43
Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, ka zhvilluar një takim me delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). Ai ka shprehur vlerësimin për mbështetje të vazhdueshme të BERZh-it si për studimin “MREL për regjionin” dhe “Women in Finance Code”.
Ismaili ka theksuar rëndësinë e programit për ngritjen e kapaciteteve në menaxhimin e rrezikut klimatik, i cili do të nisë vitin e ardhshëm.
Takimi ka rikonfirmuar përkushtimin e të dyja palëve për të forcuar bashkëpunimin e tyre dhe për të promovuar rritjen e qëndrueshme financiare në vendin tonë, duke siguruar që sektori financiar të vazhdojë të zhvillohet në përputhje me standardet ndërkombëtare.