Ismaili: Ministria e Shëndetësisë ka shënuar progres në raportin vjetor të auditimit

18 qershor 2019 | 11:14

Ministria e Shëndetësisë ka shënuar progres në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA), ku nga 27 rekomandime që kishte pasur në vitin 2017, për vitin 2018 ka marrë vetëm 8 rekomandime.

Kështu ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një konferencë për medie. “Kur kam ardhur si ministër kemi gjetur një situatë kaotike dhe shumë shqetësuese dhe këtë e dëshmon raporti i auditorit. Nga të gjeturat më të rënda kanë qenë blerja e barnave me çmime abuzive. Jemi zotuar të bëjmë ndryshime rrënjësore dhe jam krenar sot që numrin e rekomandimeve kemi arritur ta zvogëlojmë në 8 nga 27. Raporti është përmirësuar dukshëm”, ka thënë Ismaili.

Më tutje ai ka numëruar disa nga përmirësimet që kanë bërë në fushën e shëndetësisë. “Blerja e barnave me çmime abuzive. Raporti i vitit 2018 tregon që barnat janë blerë me çmime referente. Keqmenaxhimet e subvencioneve për OJQ-të, kemi identifikuar të gjitha çështjet dhe i gjithë cikli është përmirësuar. Raporti i auditorit i vitit 2017 ka pasur vërejtje të mëdha, por ne kemi arritur që t’i trajtojmë të gjitha. Korrupsioni nuk bënë dëme më shumë askund sesa në shëndetësi, që dëmton xhepat e qytetarëve tanë”, është shprehur Ismaili

Ndërsa, drejtoresha e USAID-it, Lisa Magno, ka përgëzuar Ministrinë e Shëndetësisë për përmirësimet që kanë bërë në raportin e auditimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do…