Ismaili: Në Prizrenin historik hapim kapitull të ri të historisë me Bedri Hamzën kryeministër

14 janar 2025 | 00:10

Kandidatja për deputete e PDK-së, Besa Ismaili, e cila në listën e PDK-së garon me numrin 41, ka marrë pjesë në një takim që kandidati për kryeministër Bedri Hamza pati në Prizren.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se Bedri Hamza është një lider me gjuhë përbashkuese që përfaqëson fjalën që e jep, zhvillimin, drejtësinë dhe progresin për të gjithë qytetarët tanë.

“Në Prizrenin historik hapim një tjetër kapitull të ri të historisë sonë! Me z. Bedri Hamzën si kandidatin tonë për kryeministër, njeriun që me vlerat e tij i shton vlerë Kosovës. Një lider me gjuhë përbashkuese që përfaqëson fjalën që e jep, zhvillimin, drejtësinë dhe progresin për të gjithë qytetarët tanë. Bashkë për një Kosovë #mamirë!”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Republikës së…