Ismaili: Në tremujorin e parë të këtij viti janë vendosur 507 stenta te pacientët
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka treguar se vetëm brenda tre muajve të parë të vitit 2019 mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta te pacientët.
Për të njëjtën kohë ai ka thënë se janë realizuar edhe 719 koronarografi.
Sipas tij, ky numër është dyfish më i madh se në tre muajt e parë në vitin 2018.
Ministri Ismaili ka thënë se kë është shembulli më i mirë që na garanton se puna që po bën do të jetë afatgjate dhe gjithmonë në mbrojtje të shëndetit dhe xhepit të qytetarëve tanë.
“Shumë i lumtur për ecurinë e shërbimit 24-orësh për kujdesin e zemrës dhe stentimin në QKUK. Vetëm brenda 3 muajve të parë të vitit 2019 mjekët specialistë kanë vendosur 507 stenta te pacientët, dyfish më shumë se në 3 muajt e parë në vitin 2018, kur realizoheshin 285 sosh. Për të njëjtën kohë, janë realizuar edhe 719 koronarografi, për dallim prej 543 në vitin e kaluar. Këto shërbime përkthehen në qindra-mijëra euro kursime të qytetarëve. Ky është shembulli më i mirë që na garanton se puna që po bëjmë sot do të jetë afatgjate dhe gjithmonë në mbrojtje të shëndetit dhe xhepit të qytetarëve tanë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/