Ismaili nënshkruan kontratën për fillimin e punimeve për Spitalin e Ferizajt
25 janar 2018
| 14:54
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismaili, ka nënshkruar kontratën për fillimin e punimeve për Spitalin e Ferizajt.
Ismaili ka thënë se ndërtimi i spitalit në vlerë prej 10.2 milionë eurosh do të fillojë në prill dhe do të përfundoj brenda tri vitesh.
“Vlera e projektit është 10.2 milionë euro pra është një vlerë e konsiderueshme andaj besoj që edhe qytetit Ferizajt do ta ketë një spital çfarë e meriton dhe personeli mjekësor do të jetë në gjendje të ofrojë të gjitha shërbimet për Ferizajn dhe për qytetarët tjerë përreth”, ka thënë Ismaili. (EO)