Ismaili nënshkruan kontratën për furnizim me barna për të prekurit nga skleroza multiple
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se ka nënshkruar kontratën e parë për furnizim me barna për të prekurit nga skleroza multiple.
“Kam nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi për të prekurit nga skleroza multiple. Meqenëse kjo terapi nuk ka qenë më herët pjesë e listës esenciale, shumë familje kosovare të prekura nga kjo sëmundje e rrallë janë varfëruar si pasojë e shpenzimeve të larta. Nga sot, ata nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore. Për më tepër, edhe terapia e ocrelizumab është në procedurë të blerjes. Shumë i lumtur me efektet e para të Listës së re të barnave esenciale”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/