Ismaili: Nesër votohet projektligji për rritje të pagave në sektorin e shëndetësisë

01 shkurt 2019 | 11:58

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se nesër votohet ligji që vulosë rritjen e pagave për gjithë sektorin e shëndetësisë. 

“Kemi punuar gjatë që të kemi një projektligj që rritë dinjitetin e mjekëve tanë. Çdo përpjekje për të penguar votimin e ligjit e kthen sistemin e shëndetësisë në një gjendje ku mjekët ikin dhe pacientët nuk marrin kujdesin e duhur shëndetësor”, ka shkruar ministri Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se rritja e pagave, përpos që siguron mirëqenie për mjekët dhe infermierët tanë, mundëson fokusim vetëm tek pacienti. 

“Ftoj të gjithë akterët dhe profesionistët shëndetësorë të mbështesin ligjin për të tejkaluar një padrejtësi të madhe që i është bërë sektorit të shëndetësisë për dhjetëra vite!”, ka shkruar Ismaili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portali “Goal.com” ka publikuar njëmbëdhjetëshin më të mirë të transferimeve…