Ismaili për opozitën: Koordinohen, por pastaj çakordohen
09 qershor 2023
| 15:45
Ish-deputetja e PDK-së dhe aktivistja për drejtat e njeriut, Besa Ismaili, ka kritikuar opozitën parlamentare në Kosovë.
Ismaili ka ironizuar me opozitën, duke thënë se njëherë koordinohen, por pastaj çakordohen.
“Partitë politike që nuk janë në pushtet, dmth opozita si tërësi, e cila ka përgjegjësi për të qenë e koordinuar karshi rrezikut dhe dëmeve që pushteti po ia servirë shtetit, edhe koordinohet, nuk është se nuk koordinohet, por mandej diçka po çakordohet”, ka shkruar Ismaili në “Facebook”.