Ismaili: Përfaqësimi dhe vetëkënaqësia e turmave të Kurtit po dëmton rëndë Republikën e Kosovës
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka thënë se përfaqësimi dhe vetëkënaqësia e turmave të Kurtit po dëmton rëndë Republikën e Kosovës.
“Kurrë më keq nuk kanë qenë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kurrë më keq nuk ka qenë pozicioni i Republikës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”, ka shkruar ajo në “Facebook”.
Ismaili ka theksuar se interesi i Republikës së Kosovës nga ky pushtet lexohet vetëm në sigurimin e mbështetjes elektorale, pa i marrë parasysh pasojat ndërkombëtare dhe diplomatike.
“Ndërsa në thelb, Republika e Kosovës ka sovranitet në suaza të diplomacisë dhe mbështetjes ndërkombëtare. Në të kundërtën, tjerat janë vetëm pandehje dhe deklarime politike, pa asnjë peshë. Pallavra politike të pushtetit”, ka shkruar ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili.