Ismaili i përkushtuar për një sistem shëndetësor që meritojnë qytetarët
Ministri i Shëndetësisë (MSh), Uran Ismali, pas takimit me kryeministrin Ramush Haradinaj, është shprehur optimist dhe i përkushtuar për të krijuar një sistem shëndetësor të cilin e meritojnë qytetarët e vendit tonë.
“Sot patëm për vizitë kryeministrin Ramush Haradinaj i cili falënderoi stafin e Ministrisë së Shëndetësisë për punën që po bëhet në reformat shëndetësore. E informuam kryeministrin për projektet që kemi filluar, investimet që jemi duke i bërë dhe, u zotuam se për punëtorët shëndetësorë do të ketë rritje pagash, që do të thotë edhe punë dhe disiplinë më të madhe karshi qytetarëve. Optimist dhe i përkushtuar për ta krijuar një sistem shëndetësor të cilin qytetarët tanë e meritojnë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/