Ismaili: Platforma e PDK-së prek tema reale
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka thënë se platforma e paraqitur nga kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, është mundësi e mirë që debati mes partive politike të bëhet për tema reale.
Në “Zona e Debatit” në “Klan Kosova”, ai ka deklaruar se do të ishte mirë që në tryezat e diskutimit të flitet për çështje dhe sfida me të cilat vendi do të përballet, në mënyrë që ato të zgjidhen dhe kalohen.
“Platforma jep fokus, për të mos e lënë diskutimin në nivel abstrakt. Kjo na shtyn ne që të gjejmë afërsi më të madhe për disa tema që janë reale në Kosovë. Kur flasim për konsensus nuk flasim për dalje nga ndonjë situatë, por për të krijuar momentum të r. Pra të mos shkojmë dhe të flasim për një temë për të cilën asnjë nuk është i interesuar, si për shembull zgjedhjet. Duhet të flasim për probleme reale. Duhet krijuar ushtria, duhet përfunduar dialogu, duhet bërë Asociacioni, duhet të flasim a po duam reformë zgjedhore po jo”, ka thënë Ismaili.