Ismaili: Prej sot shëndetësia do të jetë me sistem elektronik
04 prill 2018
| 10:58
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka thënë se nga marrja e udhëheqjes së shëndetësisë është munduar që shëndetësia të dalë në binar.
Ai ka thënë se në sektorin e shëndetësisë janë një mal problemesh, po me një vizion të qartë do të arrihet të ketë rezultate.
Në këtë kontekst, Ismaili ka bërë me dije se nga sot do ta lansojnë sistemin elektronik shëndetësor.
“Sot ne do të lansojmë sistemin elektronik në shëndetësi. Në këtë mënyrë kemi mundësuar që të jemi transparent”, ka thënë Ismaili për “RTK”-në.
Sipas tij, ky projekt për trajtim jashtë vendit do të jetë një ndihmesë e madhe për pacientë dhe të mos mundohen të vijnë disa herë në ministri.