Ismaili premton mbështetje institucionale për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka pritur në takim përfaqësueset e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë takim, ai ka premtuar mbështetje institucionale për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
“Është obligim i yni njerëzor dhe institucional që viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë t’i marrim nën kujdes dhe t’u ofrojmë qasje në të gjitha shërbimet e nevojshme shëndetësore. Në takim me përfaqësueset e shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të kësaj kategorie i sigurova se sistemi ynë shëndetësor do të trajtojë me kujdes të veçantë të gjitha kërkesat e tyre. Riintegrimi dhe rehabilitimi i plotë shoqëror i të gjithë të prekurve është borxh dhe detyrë e jona kombëtare”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/