Ismaili premton: S’do të ketë drejtorë politikë, pozitat do t’ua jap profesionistëve

15 tetor 2021 | 09:03

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka thënë se pozitat drejtuese në komunën e tij nuk do ua jap njerëzve të partisë. Nëse fiton zgjedhjet lokale, ai tha se pozitat kryesore drejtuese do t’ua japë qytetarëve të zotë në profesion.

“Nuk do të ketë drejtorë politikë”, tha ai.

Ismaili tha se Prishtinën në fund të mandatit e sheh si qytet të gjelbër e vend ku do të rritet kualiteti.

Tutje, ai tha se në kryeqytet, momentalisht ka shumë ankesa nëpër lagje e fshatra për gjëra bazike për jetesë.

“Sot ka ankesa nëpër shumë lagje ku kam bujt nëpër lagje e fshatra e kam parë atë që e konsideroj që është e nevojshme për qytetarët, ku edhe realisht programin tim e kam ndërtuar mbi atë bazë”.

“Prishtinën e shoh në atë se çfarë shërbime duhet me i pas qytetari i Prishtinës që sot nuk i ka, pra sot nuk e ka një transport të organizuar mirë, një sistem të mbeturinave të organizuar mirë, e ka një problem të qenve endacak, nuk ka ndriçim publik të mirë e trotuare në shumë vende ka kërkesa për çerdhe e shkolla fillore, pra ka një kërkesë bazike për shërbime që në të përditshmen e lehtësojnë jetën e qytetarëve”, është shprehur Ismaili në dPt te Fidani në T7.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sekretare e shkollës në Alabama në Shteteve të Bashkuara…