Ismaili: Profesionistët shëndetësorë janë shtylla e shtetit tonë
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, njëherësh kandidat për deputet, Uran Ismaili, ka takuar profesionistët shëndetësorë për të cilët ka thënë se janë shtylla e shtetit tonë.
Ismaili i ka siguruar ata se në mandatin tjetër do të vazhdojë me modernizimin e secilit ambient mjekësor në gjithë Kosovën për të përmirësuar kushtet e tyre të punës.
“Profesionistët shëndetësorë për kohë të gjatë kanë qenë shtylla e shtetit tonë. Jam jashtëzakonisht krenar që gjatë mandatit tim si ministër kam mundur të bëjë sadopak për ngritjen e mirëqenies së tyre përmes rritjes së pagave. Megjithatë, puna për ta nuk ka mbaruar akoma. Gjatë takimit që kisha dje në Prizren, unë i sigurova ata se në mandatin tjetër ne do të vazhdojmë me modernizimin e secilit ambient mjekësor në gjithë Kosovën për të përmirësuar kushtet e tyre të punës”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/