Ismaili: Puna për transformimin e emergjencës në QKUK, drejt përfundimit
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka bërë me dije se puna për transformimin e emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po shkon drejt përfundimit.
Sipas tij, me renovimin e kësaj klinike do të ketë dyer, pritore dhe pajisje të reja, që kanë munguar prej vitesh.
Ai është zotuar se do të ketë shërbime të dinjitetshme ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.
“Besoj se ju kujtohet klinika e vjetër e Emergjencës në QKUK. Dhomat e vjetruara, pa pajisje adekuate, dyer që nuk hapen, korridoret pa stola dhe pritore të mirëfillta? Ato pamje nuk do t’i shihni më aty. Puna për transformimin e kësaj klinike po shkon drejt përfundimit. Dyer, pritore dhe pajisje të reja, që kanë munguar prej vitesh, për shërbime të dinjitetshme ndaj qytetarëve tanë”, ka shkruar Ismaili në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/